Policia e Tiranës njoftoi dje se kishte zbuluar një arsenal të madhe armësh dhe municionesh në zonën e Kodër-Mëzezit, në një vilë në pronësi të Kujtim Çaushit.
Ato ishin fshehur në një bunker që u zbulua nga uniformat blu në këtë vilë.
Gjatë kontrollit policia gjeti, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.
61-vjecari Kujtim Çaushi duket se nuk është një person I rastësisht në të gjithë këtë histori.
Ai rezulton të jetë daja Elton Deliut, i ekzekutuar në vitin 2008 bashkë me nënën e tij Flutura Deliu.
Elton Deliu asokohe 32 vjec dhe nëna e tij u vranë në një atentat në rrugën “Perlat Rexhepi”, ndërkohë që ngjarja edhe sot e kësaj dite ka mbetur e pazbardhur.
Praktikisht kjo bëri që familja deliu të zhdukej për fat të keq pasi më herët në dy aksidente tragjike, kishin vdekur edhe babai I Elton Deliut si dhe vëllai I tij më I vogël.
Sa i takon skedës së tij, Elton Deliu kishte qënë në orbiten e policisë pasi në vitin 2005 si pasojë e prishjes e pazareve në trafikun e drogës, Elton Deliu pati një shkembim zjarri me persona të tjerë por shpëtoi.
Tanime shumë vite më vonë, historia e tij ridel në skenë, përmes dajës së tij Kujtim Caushi, I cili kishte fshehur një sasi shumë të madhe armësh dhe municionesh në një bunker në shtëpinë e tij.