Ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka dalë kundër propozimit të qeverisë për “pasaportat e arta”.
Nisur nga deklarata e ish-presidentit, Braçe tha paratë e depozituar jashtë shtetit e që janë bërë prona këtu, duhen sekuestruar, po një gjë e tillë duhet të nisë nga Londra e Qipro, dy vende për të cilat ish-kreu i shtetit është akuzuar për pastrim parash.
“I.M ka shumë të drejtë; Paratë depozituar jashtë, bërë prona të patundshme apo që kane krijuar emigrantë depozita, duhen sekuestruar! Ta fillojmë nga Londra e Qipro them unë! Pastaj vijojmë me lekët e pronat këtu”, shkruan Braçe.
Ndaj Metës ka pasur edhe padi ku akuzohet se ka pastruar para në kompani offshore në Qipro. Në padi thuhet se referuar këtyre të dhënave krijohet dyshimi se politikanë të përfolur si është rasti i Metës kanë qarkulluar para të përfituara nga aferat korruptive duke i pastruar dhe futur në sisteme bankare në rrugë të jashtëligjshme teksa ka pasur zëra edhe për një pasuri 70 milionë paund në Angli.