Policia malteze ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer një vrasje të dyfishtë në ishullin grek të Aeginës dhe ka djegur viktimat e tij.
36-vjeçari shqiptar, Ledjon Brakaj, u arrestua sot në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Greqia marsin e kaluar.
Brakaj dyshohet se ka vrarë pronaren e një dyqani suveniresh, Irini Marmarino dhe nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së Marmarinos, në vitin 2015. Po ashtu, ai i grabiti atyre rreth 780,000 euro para të gatshme dhe sende me vlerë. Sipas medias greke Anikoluli.Gr, viktimat janë rrahur dhe djegur të gjallë.
Mjeku ligjor i Pireut, Elias Bogiokas u citua të thoshte se viktimat u sulmuan me shkelma, grushta ose shkop dhe më pas u dogjën ngadalë të gjallë.
Gjyqtari Noel Bartolo urdhëroi që Brakaj të lihej në paraburgim në pritje të një seance javën e ardhshme, gjatë së cilës do të diskutohen procedurat e ekstradimit grek.