Zbardhet dëshmia e dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në bazën ushtarake në Gramsh.
Ata i kanë thënë policisë se ishin fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik.
Ata kanë thënë se fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
Gjithashtu kanë treguar se kanë fotografuar bunkerë dhe tunelë të nëndheshëm, si dhe vende të uzinës, territore të braktisura.
Policia e Gramshit informoi se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj dhe se për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.