Sali Berisha e akuzoi se kishte emëruar në një post me rëndësi në Shërbimin Informativ të Shtetit, Frederik Ymerin, ish-zyrtar në SHISH, vjen reagimi nga Fatos Klosi.
Ish-kreu i SHISH duke u treguar i rezervuar në përgjigjen e tij, deklaroi se Berisha e ka sharë që kur ka marrë drejtimin e Shërbimit Informativ. Mes të tjerash ai pohoi se intriganti e bën politikën me ëndrra.
“Më ka sharë gjithë jetën që kur jam emëruar kreu i SHISH sajon shumë çudira. E bën politikën me ëndrra dhe gjëra që mendon. S’ja vlen t’i kundërpërgjigjesh.” një paraniojaku të rrëshkitur, tha Klosi .
Sot paradite, në një dalje për mediat Berisha pohoi para gazetarëve se Frederik Ymeri është aset rus.
“Rama po vepron si agjent i Kremlinit, shërbimet ruse dhe serbe janë në sinkron të plotë. Një muaj më parë ju dëgjuat se një prej figurave më kyçe të SHISH Frederik Ymeri ishte aset rus, ju garantoj ai nuk është i izoluar.
Janë kryer denoncime publikisht, Ymerin e emëroi në detyrën më të lartë, në drejtorinë më të rëndësishme pikërisht Fatos Klosi. Agjenturat e huaja direkte apo me influencë janë të lidhura gjer në kreun e piramidës qeveritare të këtij vendi, kështu që siguria kombëtare sot është e kërcënuar.
Fatmirësisht Shqipëria është vend anëtar I NATO-s dhe sot në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në fluturojnë avionët, uroj që barbari i Kremlinit e Vuçiç t’i shohin këto fortesa.”, tha Berisha.
Kujtojmë se për Frederik Ymerin, në kuadër të një hetimi që SPAK ka në duar, është urdhëruar kontrolli i banesës së tij dhe të disa personave të tjerë, që dyshohen për veprimtari spiunazhi.