Dosja e Ilir Metës si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit vazhdon të trazojë politikën shqiptare. Së fundmi është zbuluar një detaj interesant nga Spartak Braho, i cili tregoi për gazetën sot teksa foli për lidhjet e Ilir Metës si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit se “dosja e trete Metaj ishte një dosje që në gjuhën operative quhej dosja “Urithi’ që lidhej me angazhimin e një personi të caktuar në veprimtari zbulimi.
Siç i kategorizon këto ndarje studiuesi Bujar Hoxha.(ish-punonjës i lartë i sigurimit të shtetit)”, u shpreh ai. Pyetja lind nëse pseudonimi i Ilir Metës si “fuks” ka qenë “Urithi”? Ndërkohë, mund të duket e pabesueshme, por Ilir Meta, në një mënyrë apo tjetrën, ka pranuar së fundmi se ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit.
Këtë e ka bërë vetë publike pak ditë më parë duke deklaruar se qeveria po bën ligj kundër tij. Në daljen që ka bërë të premte për mediat, Meta ka deklaruar se do t’ia fusë kryeministrit Edi Rama aty ku i shijon më shumë ligjet që po bën kundër tij, duke iu referuar kësaj nisme.
Meta ka thënë se ligji që përgatit Qeveria është kundër tij dhe Sali Berishës. “E dini fatin e të gjithë nismave anti-Meta. E dinë të gjithë!
Më argëton kjo nismë e re. Për arsye se jo vetëm që e ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur edhe më tej drejt fundit të merituar, por shumë të vonuar për arsye të cilat ju i dini shumë mirë, se para një viti ai kontrollonte tërësisht opozitën në vend”, u shpreh kreu PL-së. Por tani pyetja që shtrohet është: Përse vetidentifikohet ish-Presidenti?
Çfarë ligji po bëhet kundër Metës? Nga socialistët po bëhet një ligj kundër bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe dekomuninistizimin e shoqërisë.
Por ku hyn Ilir Meta këtu? Cili është ligji që po bën Qeveria kundër Metës, sepse iniciativa është për ish-spiunët dhe ish-komunistët. Kështu që të gjitha këto deklarata dhe lëvizje tregojnë se Ilir Meta ka qenë spiun.