Kryefoltoristi, Sali Berisha duket se do të nisë sërish bashkëbisedimin me demokratët në atë që ai e quan “Foltore”, pasi ka njoftuar takimin e radhës me demokratët në Itali.
Por a do mundet ta kaloi kufirin Sali Berisha duke u trajtuar si person non grata edhe nga anëtarët e BE-së. Për fatin e tij të mirë Anglia është larguar nga marveshja Shengen sepse ekspulsi nga një vend anëtar është i vlefshëm edhe në të gjitha kufijt e vendeve të tjera.
Pra Berisha nuk do mundet të kaloj kufirin italian si person non grata nga Londra, sepse ndërpreja e marveshjes me BE e anglezëve hyn në fuqi në vitin 2024.
Takimi do të mbahet me datë 18 shtator në Romë! Berisha ka paralajmëruar prej kohësh tashmë se shtatori do të jetë muaji ku do nisë dhe aksioni opozitar dhe rigjenerimi i Partisë Demokratike.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale bëhet e ditur se Sali Berisha do zhvillojë një takim me demokratët që jetojnë në Romë dhe ku me siguri do bashkëbisedojë me ta në lidhje me ecurinë e procesit të zgjedhjeve në parti.
Por në pamje duket sikur Berisha po bashkon demokratët, por në prapaskenë fshihen të tjera interesa. Gazeta ka mësuar se foltoristët po zihen me njëri-tjetrin për ndarjen e tortës së pushtetit imagjinarë të ëndërruar nga ata që janë të pashpresë dhe të çoroditur që nuk arrijnë të kuptojnë se Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk kthehen kurrë në pushtet por i pret një fat i keq pas derës së familjes së tyre.
Ata po kërkojnë të faktorizohen që tani, duke nisur nga qenia prej një kohe shumë të gjatë në opozitë por që është vetëm një ëndërr.
Prandaj dhe protesta e 7 Korrikut dështoi, pasi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk arritën të mblidhnin dot as 10 mijë veta para Kryeministrisë edhe pse hodhën mijëra euro për të mbushur sheshin plot me protestues. Dështimi nuk mjaftoi vetëm me kaq, pasi shumë protestues filluan të largoheshin, edhe pse protesta nuk kishte përfunduar.
Ajo që ata i mblodhi para Kryeministrisë, ishin paratë që kishin marrë për të qenë të pranishëm. Pra një protestë madhështore që paralajmëroi ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me aleatin e saj më të fortë LSI, se do të mblidheshin aq shumë njerëz sa do të rrëzohej qeveria “Rama” nuk ndodhi.
Tubimi që mbajti Berisha ishte i ngjashme me protestat e Lulzim Bashës që bënte dikur, ku mblidheshin para Kryeministrisë, flisnin disa persona dhe iknin në shtëpi.
Prova e vërtetë që çorri maskën e protestës së 7 korrikut ishte kur vërtet nuk ikin njerëzit nga sheshi, por me Berishën, shumë nga qytetarët u larguan në mes të saj, pasi kjo e fundit tregoi se po protestohej për interesa personale të opozitës.
Pra edhe protestat që Berisha ka paralajmëruar në shtator pritet të dështojnë, pasi mbi të nuk po vihen interesat e qytetarëve, por interesa personale e pushtet.