Kryetarja e LSI, Monika Kleryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pse mban përgjegjësi ligjore për të vëllain e tij por mban përgjegjësi morale.
“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Nëse do të vepronte ligji antimafia, pastaj është këndvështrim. Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe jo ligjore. Çështja është pastaj se sa vëllai i z.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij.
Drejtësia ka argumentet e vet të dyshimit. Nuk dua as ta mbroj dhe as ta sulmoj. Unë mendoj se situata ku gjendet politika shqiptare, policia e shtetit, e gjithë skema është përgjegjësi e z.Rama që instaloi këtë lloj papërgjegjshmërie.”, tha Kryemadhi.