Ilir Meta ka nisur një sulm të egër ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, pas nisjes së hetimeve ndaj tij.
Në gjithë reagimet e Metës dhe njerëzve të tij, pas zyrtarizimit të nisjes së hetimeve nga SPAK, nuk ka asnjë fjalë për përgënjeshtrimin e akuzave.
Me sa duket Meta dhe njerëzit e tij e kanë pranuar se ato tashmë janë të vërteta dhe nuk i kundërshtojnë.
Ndaj ata po bëjnë rolin e viktimës politike, duke deklaruar se SPAK komandohet nga Edi Rama.
Madje kanë tentuar t’i bëjnë edhe shantazh Arben Krajës, me metodat e vjetra që di Ilir Meta, si bashkëpunëtor i Sigurimit.
Ai i ka nxjerrë një document kreut të SPAK, kur ishte hetues në komunizëm, nëpërmjet sekretarës së partisë së tij, Silva Caka.
“Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?
Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit.
Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”– shkruan Caka, e cila ka nxjerrë edhe dokumentin.
Veçse e shkuara e Krajës dihej, ndryshe nga ajo e Metës, si spiun i Sigurimit.