Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjetet sociale, certifikatën personale të bashkëshortit të saj dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Sipas saj, kjo bëhet për të ndihmuar SPAK, që sot kërkoi nga KQZ formularin e vetëdeklarimit të ish-presidentit, pasi ka nisur hetimet ndaj tij.
“Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un. Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë.
Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët”, shkruan Monika, e cila me sa duket e ngatërron ose qëllimisht, ose nga shoku që ndaj të shoqit kanë nisur hetimet, faktin se nuk kanë kërkuar certifikatën e Metës, por formularin e vetëdeklarimit.
Të dhënat personale, si kjo certifikata, Ilirit do t’i duhen vetëm kur të paraqitet para gjykatës.
Deri atëhere ka kohë zonja Kryemadhi, s’ka nevojë të nxitoheni.