Like Meta tha se ka vendosur mbiemrin Metaj dhe jo Meta në kallëzimin e dorëzuar sot në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve. Meta tha se nuk do që të vonohet hetimi për çështjen që ka denoncuar.
Ndërkohë që ka ripërsëritur dhe një herë akuzën se është kryeministri Rama që e ka ndërruar emrin nga Edvin në Edi natyrisht që është një broçkull e Peçit hedhur në tregun e haleve mediatieke dhe politike që nuk ka asnjë vlerë.
“Asnjë herë nuk e kam ndërrruar emrin tim, ju e dini kush e ka ndërruar e ai është në një pozitë jo shumë komode me ligjin se ka patur dicka për të fshehur”, tha Meta.
Pyetje: A do bëni kërkesë tek Autoriteti i Dosjes për pastërtinë e figurës suaj?
Ilir Meta: Figura ime është dëborë e bardhe e fakti që detyrohen të bëjnë turpe të tila tregon këtë gjë e asgjë tjetër.
Kjo është intervista e personit jo e imja, se u detyrua ta jepte intervistë se po i vononin marrjen e dosjes pasi i kishin bërë emrin pubkik e i kishin hapur probleme.
Unë e kam kërkuar si person i interesur duke qenë i bindur se ka pasur manipulime.
Ai ma ka dhënë një kohe që u demonstrua e këtu e nuk është më sekret.
Pyetje: Në kallëzimin penal të bërë në SPAK për Autoritetin e Dosjeve keni vënë mbiemrin Metaj. Pse keni zgjedhur kështu?
Ilir Meta: Që të mos i lejoj askujt asnjë pretekst qoftë dhe formal për ta vonuar këtë hetim të menjëhershëm që do të kontribuojë në shpartallimin e një komploti kundër pluralizmit në Shqipëri.
Asnjë herë nuk e kam ndërrruar emrin tim, ju e dini kush e ka ndërruar e ai është në një pozitë jo shumë komode me ligjin se ka patur dicka për të fshehur.
Ilir Meta as ka pasur as ka as do ketë gjë për të fshehur me gjthë qytetarët e Shqipërisë.