Votimi i gruput të deputetëve për të rikonfirmuar Enkelejt Alibeajn nuk ishte gjë tjetër veçse zhvillimi më i rëndësishëm politik brenda opozitës. Ndërsa Sali Berisha, hezitoi jo vetëm të fuste grupin për shprehet për të, pjesa tjetër nuk vonoi dhe qartësoi realisht një skenë, e cila deri tani ka qenë paksa e paqartë.
Nga ky votim mund të thihet se 28 deputetë të PD-së i kanë thënë “Jo” qëndrimit të Berishës për të vendosur dhunshëm Luçiano Boçin kryetar grupi. 28 deputetë të PD-së, sipas të gjitha gjasave nuk do të votojnë për të regjistruar Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së.
Prej kësaj vote, Berisha, nuk ka sesi të avancojë legalizimin e tij si anëtar i grupit parlamentar pas nisjes së sezonit. Njerëz të Foltores, kanë bërë të ditur se Berisha do ta shmangë këtë çështje duke e lënë varur, pasi nuk synon të përplasë njrëzit brenda PD-së. Por regjistrimi i tij është thelbi i identitetit të tij politik. Nëse Sali Berisha nuk do të bëhet anëtar i grupit të PD-së, atëherë ai nuk është më pjesë e selisë blu, edhe pse mban të “xanun” një pjesë të selisë qendrore. Ndërkaq, deputetët që nuk kanë marrë pjesë në votim, përbëjnë grupe interesi të ndryshme.
Përshembull kalimi i Xhelal Mziut dhe Zef Hilës, dy politikanë lokalë me fuqi elektorale në zonat e tyre, është një zhvillim pragmatist, që u nxitën nga fitorja e Bardh Spahisë në Shkodër me 6 mars. Të dy kanë një elektorat përgjithësisht radikal në Kamëz, Paskuqan, Bushat, e në bashkinë e Vaut Dejës që ka brenda Bushatin, një bastion të hershëm të PD-së, ku mendojnë se mund të përsërisin eksperimentin e 6 marsit në Shkodër, duke pasur natyrisht edhe mbështetjen e LSI-së. Megjithëse si në Kamëz ashtu edhe në Vau Dejës partia e Ilir Metës nuk se ka marrë rezultate të rëndësishme në zgjedhjet e zhvilluara në vend.
Ndërkaq, Grida Duma dhe Ervin Saljani, i përkasin “grupit të zjarrit”, pasi synonin të përfitonin një pozitë të rëndësishme duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim bashës, duke marrë kështu izmin e Berishës për të qenë njerëzit që duan të bashkojnë PD-në. Por Berisha nuk afroi as njërin as tjetrin, edhe pse nuk kundërshtoi punën e tyre në zonat ku kishin mbështetës. E si pasojë asnjëri prej tyre nuk ju bashkua partisë së Berishës, e sot nuk janë as te Alibeaj e as te Berisha. Tomor Alizoti, ashtu si Grida Duma mendoi se duke sulmuar Bashën do të marrë gjthashtu mirënjohjen e doktorit, pork y i fundit e ka vetëm pjesë të Këshillit Kombëtar. Ndërkaq, deputetja Greta Bardeli, ka shprehur qartë më 2 prill se nuk do të jetë pjesë e grupeve por e një PD të Bashkuar. Ajo, kur të gjithë e mendonin si pjesë e partisë së Berishës, nuk mori pjesë në mbledhjen themeluese.
E ky zhvillim është sipas të gjtiha gjasave final, e tregon një stacion politik të opozitës shqiptare. Të paktën 28 deputetë sot nuk janë me Sali Berishën, edhe pse kërkojnë të kenë marrëdhënie normale me deputetët e tjerë që janë në krah të tij. Ndaj cilësimi siç bëjnë mediat kryesore në vend të Sali Berishës si kryetar i PD-së, nuk është aspak normal, pasi Berisha nuk e ka PD-në as ligjërisht, as me numër degës e anëtarësh, por as deputetësh. Thjesht ka arritur të çajë Partinë Demokratike e të marrë një pjesë të saj… /Nga Ylli Pata
Deputetët që kanë konfirmuar mos ndryshimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:
1. Merita Bakiu
2. Salaudini Jakupllari
3. Andia Ulliri
4. Enkelejd Alibeaj
5. Jorida Tabaku
6. Gazment Bardhi
7. Flutura Açka
8. Helidon Bushati
9. Ferdinand Xhaferri
10. Eralda Bano
11. Saimir Korreshi
12. Dashnor Sula
13. Lefter Geshtenja
14. Agron Gjekmarkaj
15. Zheni Gjergji
16. Kastriot Piroli
17. Dhurata Cupi
18. Bledion Nallbati
19. Ramadan Likaj
20. Ilda Dhori
21. Kreshnik Collaku
22. Orjola Pampuri
23. Flamur Hoxha
24. Arbi Agalliu
25. Emilja Koliqi
26. Alfred Rushaj
27. Fatjon Veizaj
28. Lulzim Basha
Nuk kanë shprehur qëndrim për shkak se nuk kanë qenë në mbledhje deputetët:
1. Tomor Alizoti
2. Grida Duma
3. Ervin Salianji
4. Zef Hila
5. Greta Bardeli
6. Lindita Metaliaj
7. Xhelal Mziu