Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet sot në Panairin e Verërave në Beograd, ku për herë të parë prodhuesit bëhen bashkë për të promovuar verërat e rajonit, krahas prodhuesve të mirënjohur.
Ne ceremoninë e hapjes se edicionit të parë të panairit po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë se Veriut Dimitar Kovaçeski dhe kryeministri ne largim i Malit te Zi, Dritan Abazoviç.
Rama tha se “kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur t’i tregojmë njëri tjetrit kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën të jetojë në këtë vend, ndërkohë një gjë kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër, të gjitha vendet tona janë këtu për të qendruar dhe pas nesh shumë vite e shekuj pas nesh”.
“Më duhet të flas në gjuhën time se nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendosa të mos e përdor fjalën që më kishte përgtitur ekipi im se niste me shprehjen që “ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e bronxit”.
Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjpekur t’i tregojmë njëri tjetrit kush ka qenë i pari, kush është më i vjetri, kush e ka marrë i pari të drejtën të jetojë në këtë vend, ndërkohë një gjë kemi mësuar të gjithë që asnjë prej nesh nuk do shkojë diku tjetër, të gjitha vendet tona janë këtu për të qendruar dhe pas nesh shumë vite e shekuj pas nesh.
Zgjedhja jonë është si të qendrojmë këtu në këtë vend duke qenë bashkë në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë më të jetueshme, paqësore për gjithë njerëzit tanë, apo duke hedhur gurë mbi tjegullat e njëri tjetrit e duke i vënë flakën njëri tjetrit si kemi bërë në shumë vite e shekuj.
Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa ekonomi e tregti, e shumë më tepër se sa politikë po e po, është një projekt paqeje dhe bashkëjetese në paqe, një projekt i bashkimit në paqe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen, që kjo lagje e vogël në mes të Evropës mos vuajë më nga hijet e së shkuarës, por të bëhet vendi i të ardhmes për gjithë rininë tonë”, deklaroi Rama.