Ka pasur ndryshime të tjera mes dy grupeve të deputetëve demokrat.
Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu i janë bashkuar Sali Berishës. Një lëvizje kjo që vjen vetëm pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Mësohet se Berisha, i “ka shpërblyer” Alizotin dhe Mziun me detyra të rëndësishme. Tomorr Alizoti përkatësisht do të jetë në krye të grupit të punës në Berat, ndërsa Xhelal Mziu do të jetë kreu i grupit të punës në Dibër.
Sakaq, Berisha i ka besuar një detyrë të re, ish-kryeparlamentares Jozefina Topallit. Kjo e fundit do të jetë drejtuese e grupit të punës për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023-shit, për qarkun e Lezhës.