Në Kosovë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një vajzë 11-vjeçare është përdhunuar nga pesë persona.
Për këtë, në Prishtinë u organizua një protestë.
Protestë për këtë ngjarje u organizua edhe në Tiranë.
Por nëse hapje faqet e portaleve, vështirë se e merrje vesh përse protestohej.
Në tituj lexohej vetëm kush VIP kishte marrë pjesë në protestë dhe pse u zunë nja dy nga këto vajzat VIP, të cilat për pak u përleshën për autorësinë e protestës.
A thua se po organizonin ndonjë shou dhe duhej të dihej autori i programit.
Mirë bëjnë që protestojnë në fakt, por herë tjetër ndoshta do të bënin mirë që të tregoheshin më modeste dhe të mos përpiqen të përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve.