Gruaja e Gerti Bogdanit, Edlira Çepani gjykon se duhet folur më shumë mbi faktin se dhunuesit e të miturve janë shpesh të mitur dhe vetë.
“Pra janë fëmijë kriminel dhe kjo është gjëja më e tmerrshme dhe kur ne shohim pedofilë të rritur që janë kriminel të një farë lloji, mund edhe të bashkëpunojmë me këtë gjë, por kur shohim që këta kriminelë janë edhe vetë ata fëmijë, kjo tregon që në edukimin e tyre, në mënyrën si ata e perceptojnë humanizmin, shoqërinë, vlerat, familjen dhe të drejtat e njeriut kanë një hendek të jashtëzakonshëm,” – u shpreh aktivistja.
“Fatkeqësisht shoqëritë tona po krijojnë fëmijë kriminelë duke mos investuar në mënyrë serioze tek vlerat, familja, edukimi, te të gjitha këto gjëra të cilat më pas bëjnë fëmijë që mund të jenë qytetarë të denjë dhe njerëz të denjë,” – shtoi ajo.
Çepani tha në intervistën për Euronews Albania se përgjegjësia në radhë të parë për raste të dhunës seksuale bie te institucionet të cilat paguhen me taksat tona dhe duhet të garantojnë siguri.
Qindra qytetarë u mblodhën dje në orën 18:00 për të protestuar në mbështetje të 11-vjeçares që u dhunua seksualisht nga 5 burra në Kosovë.
Ngjarja e rëndë zgjoi reagimin qytetarë edhe në Prishtinë dhe Shkup.