Kryeministri Edi Rama ka postuar sërish video nga Beogradi ku ndodhet së bashku me delegacionin shqiptar për të marrë pjesë në panairin e Verës, “Wine Vision of the Open Balkans”.
Gjatë videos, nuk kanë munguar batutat me liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Abazoviç nga Mali i Zi, pasi u pyet nga gazetarët nëse do të ishin më të bashkuar pas pjesëmarrjes në këtë panair dhe pas shijimit të verërave duke iu referuar fjalimit të Vuçiç i cili tha se vera i bashkonte njerëzit.
“Vera është një gjë, e pira e verës është një gjë tjetër. Nuk është e thënë të pish shumë që të bashkohesh. Më mirë është që ta prodhosh, ta shijosh dhe të pish me kujdes se pastaj bashkohen por bëjnë sherr. Më mirë kështu”-tha Rama.