Projekti i hidrocentralit të Skavicës aq shume i kundërshtuar nga Sali Berisha, i cili kërcënon se do ta anulojë sapo të vijë në pushtet, në fakt ka pikënisje nga qeverisja e tij në vitin 2008.
Top Channel zbulon dokumentet se si KESH pagoi 350 mijë euro për projektin qe do përmbyste toka gati dy herë më shumë sesa ky aktual. Hidrocentrali do ndërtohej jo nga amerikanët por një firme franceze.
Disa banorë të Skavicës i janë rikthyer protestës ditën e mërkure, tokat e të cilave do të përmbyten nga projekti madhor hidroenergjitik, do të kompensohen.
Por protestat e tyre ushqehen edhe nga opozita. Sali Berisha prej një viti, që kur nisi foltoren që e riktheu në krye të opozitës, bëri këtë premtim.
“Do ta anulojmë këtë projekt kur të vijmë në pushtet.”- tha Berisha.
Por sa real është ky premtim i Berishës? Në fakt interesi i qeverive shqiptare për kaskadën e Skavicës është i hershëm. Projekti i ndërtimit te hidrocentralit te Skavicës ka nisur që në vitet 60 -70, koha kur regjimi komunist vendosi elektrifikimin e vendit dhe pavaresinë nga importet dhe korrespondon me vitet kur nisën ndërtimet e hidrocentraleve të mëdha në kaskadën e Drinit.
Ky interes ka vazhduar edhe pas viteve 90, por duket pengesë kanë qenë pamundësitë financiare.
MOS HUMBISNI
Dhimbja e këmbëve dhe venat varikoze zhduken pas 3 ditësh!
Varydex
Nje zgjidhje pak e ditur per te eleminuar variçet!
Variforce
Unë shkatërrova venat merimangë brenda 72 orëve
VARIFORCE
Kjo këshillë e thjeshtë mund të lehtësojë dhimbjen e kyçeve
Artroflex
Por qeveria Berisha ishte e para që në fakt hodhi para për Skavicën. Në vitin 2008 KESH, e cila drejtohej nga Gjergj Bojaxhi kontraktoi nje kompani franceze për të bërë studimin të cilës i pagoi një shumë prej afro 343 mijë euro. Projekti i përfunduar dhe i paguar nga qeveria Berisha, sipas zyrtarëve të sotëm, ishte edhe më i madh dhe parashikonte përmbytjen edhe të më shumë tokave.
“Ishte planifikuar të kishte një digë në Katund të Ri dhe një në Skavicë. Tani do të ketë vetëm në Skavicë, ul sipërfaqen ujore Ata e kishin me 2.5 miliardë metër kub ujë tani do të jetë me 1.5 miliardë gati 2/3 e asaj që kishin planifikuar ata.”- tha Ilir Bejtjaj.
Hidocentrali i Skavicës që do të ndërtohet nga Bechtel do të ketë vetëm një digë dhe do të shfrytezojë me pak vijë ujore se sa ishte parashikuar nga qeveria e Sali Berishës, i cili sot thotë se është kundër tij. Kosto e ndërtimit të Skavicës është parashikur rreth 500 milion euro dhe duket se ka qenë e vetmja pengesë për kryeministin Berisha, i cili kishte parashikuar t’ja jepte atë një kompanie franceze.
Por në këto kohë konfliktesh dhe krizash, që perfshijne energjine dhe karburantet, vëmendja ndaj Skavicës ka qenë edhe ndërkombëtare. Disa herë ambasadorja amerikane ne Tiranë ka qenë në Skavicë dhe ka mbrojtur e promovuar këtë projekt madhor që do të ndërtohet nga amerikanët.
“Siguria e furnizmit do të rritet .Sot është e kërcënuar, pra nëse nuk gjejmë energji në tregun ndërkombëtar kërcenohet siguria e furnizimit. Duke pasur një kaskadë me rreth 6 miliardë metër kub ujë në total do të thotë që rezerva jonë energjitike të paktën të mos importojmë për 7 muaj. Nëse ne e menaxhojmë akoma më mirë këtë potencial energjie, mund të shkojmë në të gjithë vitin rreth 70 % prodhim vendas”-tha Ilir Bejtjaj, zv/ministër.
Hidrocentrali i Skavicës nuk është thjeshtë një burim i madh dhe i ri energjie. Në kohën e një krize globale energjitike, çdo projekt i tillë, merr dhe vlera të sigurisë kombëtare.
Marrja e këtij projekti nga një firme amerikane dhe mbrojtja që i ka bërë atij Uashingtoni, e bëjnë edhe me kontradiktor qëndrimin e Berishës. Ai thotë se flet ne emër të mbrojtjes së interesave të dibranëve. Ndërkohë që në kohën që ishte kryeministër, edhe ai kishte një projekt për hidrocentralin e Skavicës.
Me të vetmin ndryshim: që kompleksin do ta ndërtonin francezët.