Zhdukja misterioze e Vis Martinaj është lajmi më i rëndësishëm i kësaj vere jo vetëm për shkak se ai është një ndër njerëzit më të rëndësishëm të botës së krimit, por edhe për shkak të lidhjeve të tij politike.
Lidhje të cilat pak përmenden në media. Ajo që bën përshtypje, fjala vjen, është përse Sali Berisha, nuk e ka përmendur kurrë Ervis Martinajn, edhe pse ai mbrohej nga policia!
Njeriu që denoncon edhe krimin me ordiner, këtë radhë hesht. Në faqen e tij gjen plot denoncime p.sh për Nuredin Dumanin, por asnjë fjalë për Vis Martinaj, që lëvizje me eskortë policie, edhe pse ishte shpallur në kërkim nga kjo e fundit.
Edhe në mediat e familjes së Berishës, nuk gjen asnjë fjalë për Martinaj. As kur u përplas në Bllok me armë, as sot kur është zhdukur.
Një njeri që thotë se do të luftojë krimin kur të vijë prapë në pushtet, është e çuditshme që të mos përmendë atë që konsiderohet si koka e krimit.
Shpjegimi në fakt, është shumë i thjeshtë: Vis Martinaj është fis me Liri Berishën.
Për vite me radhë ai është konsideruar si njeri i Shkëlzen Berishës dhe lidhja me familjen Berisha thuhet se e ndihmoi që nga hiçi, të bëhej një ndër njerëzit më të rëndësishëm në vend, me pasuri të frikshme.
Çuditërisht këtë gjë nuk e përmend askush, as këta gazetarët e kronikës që mblidhen çdo darkë tek Fevziu dhe japin parashikimet e tyre, se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj.
E pra, lidhja e tij me familjen Berisha nuk është një fakt që mund të anashkalohet apo harrohet kaq lehtë.
Se tani që Martinaj nuk është më sipas lehsave te telehaleve, që trimërohen sikur u ka dalë frika të gjithëve për të folur, mirë është t’i thonë të gjitha.
Edhe pse s’mund t’u vësh shumë faj në fakt, pasi Sali Berisha për hakmarrje, është edhe më i frikshëm se Vis Martinaj.
Ndaj dhe mirë bëjnë që i tremben, se nuk është për të gjithë që të përballen me të.(TemA)