Ish-truproja e Sali Berishës Sali Lushaj është ndaluar në një operacion të befasishëm nga policia pranë stadiumit “Dinamo”.
Bashkë me Lushën është ndaluar edhe Mustafa Lici, një nga personat që konsiderohet si një “ndër të fortët e Shkodrës”.
Gjatë aksionit, forcat “Shqiponja” kanë ndaluar dy mjete ‘Mercedes-Benz’ që udhëtonin njëri pas tjetrit. Fillimisht blutë kanë ndaluar drejtuesin e mjetit Sali Lushaj dhe pastaj edhe Mustafa Licin.
Mustafa Lici është babai i Ibrahim Licit. Lici akuzohet për një mori vrasjesh përmes atentateve në Shkodër.