Presidenti rus, Vladimir Putin e ka quajtur Ukrainën një “enklavë anti-ruse” dhe eliminimi i saj është një prej qëllimeve të luftës që ka nisur Rusia më shumë se gjashtë muaj më parë.
“Për këtë arsye njerëzit tanë janë duke luftuar atje”, u ka thënë Putin disa nxënësve në Kaliningrad, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“Ne jemi duke mbrojtur banorët e Donbasit dhe vetë Rusisë”, është shprehur më tej Vuçiç.
Deklarimi zyrtar nga ana e Rusisë për luftën në Ukrainë ka qenë “çlirimi” i rajoneve Donjeck dhe Luhansk nga nacionalistët ukrainas.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Gjithë luftën në Ukrainë ai e quan një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.