Kjo ishte festa që shpërtheu në Parlamentin Evropian të premten pas vendimit të G7 për të vendosur një çmim tavan për blerjen e naftës ruse.
Vendimi u mor nga Ministrat e Financave të vendeve anëtare të G7-së.
Në mbledhjen e tyre që u mbajt në Gjermani ata u shprehën se ky vendim do të sjellë pasoja pozitive në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Ende nuk është vendosur vlera e saktë e këtij çmimi tavan.
Më herët edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula fon der Leyen mbështeti idenë e një çmimi tavan jo vetëm për naftën, por edhe për gazin rus.
Ky propozim ka mbështetjen edhe të SHBA e Britanisë së Madhe. Ideatorët përllogarisin që çmimi të jetë aq i ulët sa Moska të mos arrijë të financojë fushatën ushtarake në Ukrainë dhe të dështojë.
Pas këtij vendimi i “zoti i mallit” Rusia është shprehur se do të ndalojë furnizimin me naftë për shtetet që do të zbatojnë kufirin e çmimeve.
Po për këtë vendim a kanë ndonjë festë antarët e G7-së?! Çfarë hipokrizie dhe mashtrimi për popukjt që do e vuajnë.
Celebrations in the European Parliament following the G7's decision to impose a price ceiling on Russian oil. pic.twitter.com/Nugm4FQ8eI
— Nguyen Ken (@NguyenK68421403) September 3, 2022