Ilir Meta i P. Liri-së është i shqetësuar për prishjen e ndërtimeve pa leje në “Prestige Resort” të ortakut të tij Irfan Hysenbelliut.
Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Meta shkruan që të mos bëhemi gazi i botës, nuk duhen prekur ndërtimet pa leje.
“Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik.
Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin shqiptar!”, shkruan Meta në rrjete sociale, duke ngatërruar turizmin me paligjshmërinë dhe grabitjen e pronës si investim i paprekshëm, se do mërziten mediat e huaja.
Ky është kllouni që fatkeqësisht ka mbajtur të gjitha postet në një shtet si Shqipëria, ku pushteti është një bordello me prostituta plaka, që dalin në foto si virgjëresha. / Ekskluzive.al