Grupi tjetër, për të cilin flitet se do marrë 1 nga 3 pjesët kryesore të monopolit të basteve, është firma fantazmë “Bast Arena” njohur si “Balena Blu” me qendër në Durrës, ku thuhet se aksionierë në “hije” janë Olsi Rama, Gaz Demi e Vangjush Dako, ndërsa aksionerë publik janë turqo-qipriotët Suleyman Cihan, Ibrahim Aktas e Ozan Isgordu, të cilët janë punonjës në bizneset e ish-ministrit turk, Berat Albayra, dhëndër i presidentetit Erdogan
Rikthimi basteve është skenar i përbashkët i Edi Ramës e bosëve të mafies së ndërtimit që kanë pasur monopolin e llotove e kazinove, duke përdorur si “propozues” Fidel Yllin, të njohur e skeduar si “yll” i akvitetit të zi në banka, ndërtim, zhvatje trojesh bregdetare e pazaresh në sport.
-Lexo edhe:
Belinda Balluku më e pasur se Duka i Edinburgut
Mjerimi në policinë e Shtetit/ Drejtori i Antikrimit Neritan Nallbati, pa shkollë policie; vetëm me 1 vit kurs si “Operativ Sigurimi”
Prej 3 vitesh, intensivisht pas mbylljes së lojërave të fatit, Fidel Ylli ka kërkuar ri-hapjen e basteve dhe llotove, madje duke folur në çdo seancë parlamantare si deputet i PS, ku gjoja mallkonte kryeministrin pse i mbylli.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, paçka se e kishte futur vetë Fidel Yllin në këtë lojë, gjatë këtyre viteve ka aktruar sikur e shpërfillte kërkesën e tij, ngaqë lojrat e fatit i mbylli vetë me bujë e propagandë populiste, ndaj i duhej një lëvizje tjetër jashtë qeverisë, për të justifikur ri-hapjen.
Ndërtuesi dhe bankieri Fidel Ylli, nuk pëlliste për bastet e llotot, se i dhimbsej pakësimi i të ardhurave në buxhtetin e shtetit, apo për masivizimin e sportit, siç tha, por sepse ka interesin tij dominues në këtë biznes fitim-prurës.
Burime nga Ministria e Ekonomi- Fiancave që është institucioni i rihapjes formale të basteve e llotove, kanë bërë të ditur, se Fidel Ylli, është një ndër klientët që Edi Rama ka listuar deri tani, për ta futur në “tepsinë” e bixhozit.
Në listën e Ramës janë shumë pretendentë, por ndryshe nga më parë, bastet e llotot do t’i jepen në formë monopoli të ndarë në 3 pjesë, vetëm 3 grupeve e familjeve mafioze, që janë të lidhura më fortë e janë më afër me familjen kryeministrore.
Në këtë betejë për të marrë “llokmën”, Fidel Ylli është bashkuar me ndërtuesin e kullës te Sahati i Tiranës, trafikantin Dajlan Avdia; i njohur si bosi i rrjetit “APEX” dhe mik personal i Edi Ramës, i cili deri tani ka marrë 7 leje ndërtimi kullash në qendër të Tiranës.
A do të jenë Fidel Ylli e trafikanti rezident në Gjermani, Dajlan Avdia, 1 nga 3 grupet që do marrin pjesë nga biznesi i basteve e llotove?
Kujtojmë, që Fidel Ylli e ndërtuesi i kullave Dajlan Avdia kanë qenë të lidhur bashkë, në një rrjet bastesh e llotosh të quajtur “BET 07”, të cilin e shitën fiktivisht brenda njëri- tjetrit, ndërsa më pas u bashkuan në biznese bankare, ndërtime dhe grabitje e shit-blerje tokash në Vlorë.
Ndërsa grupi tjetër, për të cilin flitet se do marrë 1 nga 3 pjesët e monopolit të basteve që do rihapen, është Kompania fantazmë “Bast Arena” njohur si “Balena Blu”, maskuar me emër tatimor “Universe SH.A” e adresë në Lagjen Nr. 13- Durrës.
Në këtë firmë, aksionierët kryesorë por në “hije”, flitet se janë Olsi Rama dhe turqo-qipriotët Suleyman Cihan Onerci, Ibrahim Aktas, Raci Genc, Ozan Isgordu e Ekin Genc, të cilët janë punonjës në bizneset e ish-ministrit turk, Berat Albayra, dhëndër i presidentit Erdogan.
Shenjat tregojnë, se Fidel Ylli do jetë pjesë e monopolit të basteve e llotove, për dy arësye konktete: U përdor nga Edi Rama, për të bërë progandën e ri-hapjes; dhe është bashkuar në grup me mikun e Edi Ramës ndërtues i kullës te Sahati, Dajlan Avdia, ish-bos i basteve deri në janar 2019 kur u mbyllën e ma pas bos i kazinove të hapura te hotelet me “5 yje”./Pamfleti