uristi Romeo Kara ka ironizuar ish-presidentin Ilir Meta. Një ditë më parë ky i fundit hodhi një foto duke ngjitur malet, teksa duket se dërgoi dhe një mesazh për kryeministrin.
“Sa më e fortë malorja, aq më e lartë maja dhe vetëbesimi. Malet tona më të larta”, shprehej Meta.
Por juristi Kara shprehet se sa herë nis të ngushtohet laku, Meta “merr malet”. Sipas tij, kjo ka dhe një të metë, pasi sa më lart të jetë, aq më e tmerrshme do i duket humnera poshtë.
“Sa më lart tentohet arratisja, aq më e tmerrshme duket humnera morale dhe ligjore, që pret e sigurt mëkatarin…”, shprehet ai në rrjetet sociale.
Javët e fundit Meta ka shtuar dozën e sulmeve dhe akuzave. Pasi plasi skandali me dosjen e Sigurimit ai vetëm ka kërcënuar dhe shantazhuar kryeministrin. Nga ana tjetër kemi dhe finalizimin e aleancës së tij me Sali Berishën. Pak ditë më parë pati një takim mes tyre dhe duket s etani kanë “mprehur” shpatat për protestat e vjeshtës.