Nga Berati, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar shembje dhe palosje të Edi Ramës dhe se do t’i marrë të gjitha pushtetet e tij. Ai siguroi langarët që e ndjekin akoma duke i thënë se e njihte mjaft mirë.
“Jam i kënaqur që rikthehem në Berat në një moment historik për kombin tonë, rininë dhe njëkohësisht për të ardhmen tonë. Ndaj, dua atë bëj të qartë nga Berati se kupa jo vetëm është mbushur për është derdhur prej kohësh.
Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të gjitha pushtetet në Shqipëri, kuptohet përmes investimit duke blerë ish liderishipin e opozitës. Sipas marrëveshjes së bërë prej kohësh Rama-Basha.
Natyrisht se patën kënaqësinë e fatin të shkarkonin ish presidentin Meta, sepse përveç të tjerave, mbrojtjes së kushtetues, unë vij nga kjo zonë e bekuar nga ky mal fat dhënës.
Tani është koha, t’ja marrim të gjitha pushtetet Edi Ramës dhe t’ja kthejmë popullit duke i garantuar mundësinë të ushtrojë referendumin. Sa herë të dojë populli. Përmes referendumit populli do kontrollojë Kuvendin, Qeverinë, drejtësinë gjithçka ka të bëjë me interesat e tij sovrane dhe jetike.
Ne jemi parti e institucioneve, nuk do të kishte ndodhur kurrë që LSI do kishte dalë nga parlamenti. Ne do ta shembim Edi Ramën, do e palosim. Ju duket i gjatë ai juve po e njoh unë Edi Ramën.
Ne kemi nisur këtë sesion të ri me një projektligj me indeksimin e pagave, se kjo nuk ndodh prej vitesh.
Ky nuk do t’ja dijë se kujton se do hutojë opozitën me lojërat e tij, nuk do t’i lëmë Edi Ramës kohë dhe mundësi të vjedhë qytetarët e thjeshtë. Ne do të zbresim në çdo shesh beteje.
Do jem para Parlamentit bashkë me ju dhe qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri tyre. ne do ta çojmë përpara këtë revolucion antikorrupsion”- tha Meta i cili vazhdon të deliroi turpërisht dhe të flas përçartë, sepse me 3 deputet të Monikës dhe një çetë prej 10 vetësh të Saliut, as ëndrra nuk mund të shikosh për refendume dhe mundjen e Ramës.
Pa llogaritur se ky trimi nga Lalzi po shikon akoma të ardheme në politik, kur projektin e kq para …drejt Reçit.