Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në P.Lirisë, Floida Kërpaçi, është “përplasur” me ish-deputetin Halit Valteri gjatë trasmetimit të emisionit “Spotlight”.
Valteri, që denoncoi Metën në SPAK, akuzoi Ilir Metën për korrupsion dhe sipas tij e pret burgu.
Këto deklarata janë kundërshtuar nga Kërpaçi, e cila u shpreh se Meta ka fituar çdo betejë ligjore.
Valteri: Jeni e vetmja forcë që keni kryefjalë korrupsionin
Kërpaçi: O Halit… Ti se di fare…do më dëgjosh pak mua
Valteri: Kanceri i Shqipërisë është LSI dhe Ilir Meta
Kërpaçi: Këtë mesazh që po thua tani, ta kanë dhënë
Valteri: E vetmja gjë që e pret Ilir Metën është burgu dhe vetëm burgu
Kërpaçi: Ilir Meta i ka fituar të gjitha betejat
Valteri: Do fitojë sapunin kësaj radhe
Kërpaçi: Deklaratat e tua janë vetëm gënjeshtra
Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Hetimi i SPAK vjen pas kallëzimit të ish-deputeti Halit Valteri për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, lidhur me akuzat për lobim nga gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’.