P. e Lirisë duket se është partia më e shqetësuar në vend kohët e fundit. Sot kryetari Meta Metaj u bëri thirrje qytetarëve në vend të ngrihen në revolucion kundër qeverisë, pasi Rama po i zhyt në varfëri dhe po i dëbon të rinjtë. Madje Kryemadhi bashkëshortja e tij përlotet nëpër studio televizionesh dhe flet për kërcënime, kur në fakt të tre fëmijët e saj po i arsimon jashtë vendit.
Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të Familjes Meta Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se ish kryetarja e LSI dhe ish presidenti Meta Metaj shpenzojnë 140 mijë paund ose 160 mijë euro çdo vit shkollor, për të shkolluar fëmijët në Londër.
Mirëpo sot Ilir Meta, i’u drejtua disa grave të Partisë së Lirisë në Tiranë, duke prekur problematikat e tyre, se ai dhe Monika kanë tjera pobleme, që vijnë sipas Metës prej qeverisjes së Ramës.
“Nuk mund të vazhdohet kështu pasi rrezikojmë të shpërbehemi si komb dhe shtet sepse është kërcënuar si asnjëherë tjetër familja shqiptare.
Takojmë gra, nëna, që thonë s edhe fëmija i fundit iku për në Gjermani apo Angli sepse nuk mund të martoheshin, të jetonin, të blinin apartament, nuk përballohet jeta me këto rroga dhe me këto çmime marramendëse.
Ikën për hir të fëmijëve, edhe pse mund të jenë në vende të mire pune. Për shkolla për qetësinë, për sigurinë dhe kjo nuk mund të vazhdojë më tej. Nuk mund të bëjmë atë që bëjnë danezët, por pse të mos bëjmë atë që bëjnë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi?