Ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis Nano do të jetë nën hetim për dekonspirimet e operacioneve.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi gjatë publikimit të vendimeve të qeverisë, ku u lajmërua dhe emërimi i drejtorit të ri të policisë Muhamet Rrumbullaku.
Ministri iu referua një deklarate të dhënë nga ish-drejtori i policisë për një media franceze, ku tha se 14 kriminelë u arratisën nga dekonspirimi i një operacioni.
“Është shqetësuese. Ne do thellojmë hetimin duke përfshire në të dhe ish-drejtorin për ti shkuar në fund të vërtetës dhe për të ndëshkuar këdo që dekonspiron operacionet”- tha Çuçi.