Ilir Meta është akuzuar nga Autoriteti i Dosjeve si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe për këtë arsye kërkojnë ndryshimin e ligjit për pengimin në politikë dhe funksione shtetërore të ish-sigurimsave.
Petrit Vasali i konsideroi inskenime pretendimet se politikani i lartë me iniciale I.M. në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit është Ilir Meta.
Vasili nxorri në studion e Bled Faqeziut ku luhen intrigant nga më të ndryshme në mbrojtje të politikanëve dhe pushtetarve, fajtor për qindra krime nxorri skedën e një bashkëpunëtori të ish-Sigurimit të Shtetit e dhënë nga babai i Elio Kazes Bujar Laze. Kjo skedë në fakt nuk i përket bashkëpuntorve të sigurimit por spiunëve vullnetar AGBV.
Ja çfarë përrallis Vasal me Fev-ziun
Petrit Vasili: Kjo është skeda, shikoni të dhënat që ka, ka emër, mbiemër, emër babai, emër nëne, pseudonim. Të gjitha që përfaqësojnë gjeneralitetet.
Blendi Fevziu: Kjo është skeda e një bashkëpunëtori?
Petrit Vasili: Po e një bashkëpunëtori.
Blendi Fevziu: Pra i ka të gjitha gjeneralitetet.
Petrit Vasili: Këtu është vetëm për të konkretizuar, këta kanë sajuar një dokument tjetër, një dokument i manipuluar gjoja i sigurimit, i cili thotë se me teknikë operativë.
Blendi Fevziu: Nga informacioni i teknikës operative, del se objekti Filip Talo i shprehet denoncuesit Ilir Metaj.
Petrit Vasili: Pra ata kanë folur dhe dikush i ka dëgjuar, kurse në materialin tjetër.
Blendi Fevziu: Pra ky ka folur me ilir Metën dhe përgjuesi ka qenë një i tretë?
Petrit Vasili: Jo, thonë këta që kanë sajuar dokumentin, jo e vërteta, e vërteta është këtu ku ai thotë, unë kam folur vetëm me ilir Muratin për t’u arratisur nga Saranda, ndërsa te ky thotë kam folur me ushtarin e Sarandës Ilir Meta, kur nuk ka folur fare.
Blendi Fevziu: Po, ec me tjetrën.
Petrit Vasili: Tjetra është një dokument tjetër, është një material i cili pohon…
Blendi Fevziu: Çfarë është ky material?
Petrit Vasili: Ky material është kërkesa për të bërë korrigjime, nga vetë F.T.
Blendi Fevziu: Bërë tani?
Petrit Vasili: Po.
Blendi Fevziu: Pas 32 vjetësh.
Petrit Vasili: Ku thotë, pasi jam njohur me të dhënat e dosjes sime, rikonfirmoj edhe njëherë 100% deklarimet e mia të datës 09.03.1990, ku përpara organeve të Sigurimit të Shtetit, ku me shkrim dhe firmosje kam deklaruar, se për largimin jashtë shtetit kam biseduar vetëm me dy shokët e mi I.M. dhe A.Z., shokët e konviktit.