Fotot e deputetit të video-skandalit erotik nga dhomat e hotelit “Prestige Resort” në Malin e Robit, kanë vënë në lëvizje edhe deputeten Grida Duma.
Fotot në fjalë thuhet se i ka pronari i “Prestige Resort”, Irfan Hysenbelliu, dhe nuk dihet më shumë.
Deputetja Duma është shfaqur sot nga pishinat ku ka folur pa pushim për sulm ndaj biznesit dhe turizmit.
“Fatmirësisht unë erdha nga ana e bukur e resortit. Është e paimagjinueshme që të dëgjohet matrapiku, po përdoret gjuha e të fortit. Këtu në vend që të ishte forca e shembullit, investimit, është duke u përballur shembulli me forcën e një pushteti, që nuk dua ta perifrazoj. Në shpjegimin e gjuhës është Pusht–et. Një pusht”, është shprehur Duma.
Më tej ajo është përpjekur të justifikojë edhe shkuarjen e saj te pishinat e “Prestige Resort”.
“Arsyeja që jam këtu, është goditja e një betoni këtu. Por vij nga zona e Durrësit ku ai më i varfri beton, ka varrosur arkeologjinë. Ky lloj pushteti ka varrosur jo vetëm këtë që vjen, por atraksionin kulturor, siç është Veleria.
Më vjen shumë mirë se qytetarët e kuptojnë. Ai ka problem që ta nisë zinxhirin e krimit që këtu. Median jo vetëm që do ta mbrojmë, por do ta mbajmë si çështje tonën. Opozitarizmi i ‘News’, ‘Balkanweb’, ‘Panoramës’, u ngriu duke sulmuar drejtorucët, ku me një pamje që shfaqej në ‘News’, fshihnin luksin”, tha Duma./CNA.al