Edi Rama pohoi sot se nëse Shqipëria gjen rrugën për të promovuar dhe shitur gazin dhe naftën, që janë zbuluar në Shpirag atëherë vendi ynë do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.
Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama tha se tashmë është e sigurt që në jug të Shqipërisë ka naftë dhe gaz të një cilësie të lartë, por problemi sipas tij është çështje e komercializmit.
“Nëse viti i ardhshëm do na sjellë lajmin që nafta e dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri, fuqi ekonomike në këtë rajon, por kjo është ende e pasigurt.
Sasia e naftës dhe gazit është gjetur, cilësia është më e lartë botërisht, problemi është te komercializimi i saj,” tha Rama.