Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka paralajmëruar një vjeshtë të zjarrtë dhe një aksion të fortë politik. Noka shton se PD bashkë me Partinë e Lirisë është mobilizuar për të mposhtur regjimin.
“Aksioni politik ka të bëjë me zbritjen në bazë të të gjithëve. Organizimi përballja me regjimin, ndërthurja e aksionit deri në gjunjëzimin e këtij regjimi që nuk meriton të rrijë më në këmbë. është një regjim gjakpirës dhe e ia ka çuar thikën në palcë shqiptarëve”, tha ai për ‘Kjo javë’.
Pjesë nga biseda në studio:
Pyetje: Protesta e thirrur nga kreu i Lirisë PD do ti bashkohet?
Noka: Pa as më të voglin diskutim. Aksioni ynë do të jetë gjithë kohës i bashkërenduar deri në fitore. Ne së bashku me Partinë e Lirisë dhe aleatët tanë do të jemi bashkë për të mundur regjimin.
Pyetje: Keni folur për këtë protestë, a ka një mobilizim konkret?
Noka: Jemi në bashkërendim të aksionit opozitar çdo ditë për çdo gjë. Ka gërshetim, por ne jemi online në rakordim me ta.
Pyetje: A ka bisedime konkrete pas kësaj protestë, nëse do të ketë një tjetër?
Noka: Ne e çelëm, 7 korriku ishte një protestë më e madhe dhe më qytetarja e zhvilluar në demokracinë shqiptare. Jemi në bisedime me aleatin tonë Partinë e Lirisë, dhe të gjitha ata që i janë përcaktuar frontit për shpëtimin e lirisë. Do të përpilohet dhe diskutohet një strategji ku do të ndërthuret i gjithë aksioni.
Ju jeni dëshmitar e betejës që ka filluar. PD e mëparshme ishte e marrë peng. Tani ka ndryshuar e gjithë qasja kundrejt qytetarëve dhe regjimit. Sot PD ka qasje opozitare ndaj regjimit dhe në përputhje me interesin e qytetarëve.