Duket se situata shëndetsore e talentit 18- vjeçar të Tiranës, Klevi Qefalia, ende nuk është stabilizuar plotësisht.
Pavarsisht se ai doli nga spitali pak ditë më, Qefalija është rikthyer sërish për trajtim mjekësor.
Burime për Gazetën SPORT kanë bërë dije se, Qefalija pas daljes nga spitali, Qefalija ka pësuar një hemoragji që e ka bërë të detyrueshme rikthimin e tij në shtrat për të qenë nën monitorimin e rreptë të mjekëve.
Klevi Qefalia është 18 vjeç dhe vjen si produkt i akademisë së Tiranës.
Ai është mesfushor qendre dhe në fillim të këtij sezoni ishte një lojtar i aktivizuar shpesh nga trajneri Shehi.