Nga Dukë dhe Dukeshë e Kembrixhit, William dhe e shoqja, Catherine tashmë janë shpallur nga mbreti Karl i Tretë si Princi dhe Princesha e re e Uellsit.
“Jam krenar që e jap këtë titull”, tha një ditë më parë Karli, që deri tani, e kishte mbajtur atë vetë. Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit pas vdekjes së Mbretëreshës, në moshën 96-vjeçare.
“Me Katerinën pranë tij, Princi dhe Princesha jonë e re e Uellsit, e di, do të vazhdojnë të frymëzojnë dhe udhëheqin bisedat tona kombëtare,” u shpreh monarku, që theksoi se cifti aq i dashur nga populli mund të ndihmojë të hidhet dritë mbi më të margjinalizuarit, e t`i sjelle ata në qendëer të vëmendjes, aty ku mund të jepet ndihma jetike”.
Dyshja do të marrë gjithashtu titujt e Dukës dhe Dukeshës së Cornëall-it, të mbajtur më parë nga Mbreti dhe Camilla, bashkëshortja e re e mbretit. Kjo e fundit në fakt, nuk do të quhet saktësisht mbretëreshë. Tradita mbretërore e diktonte që një titull i tillë t’i jepej gruas së mbretit, por divorci i Charles nga Princesha Diana në 1996 e ndërlikoi çështjen.
Në kohën e ndarjes së tyre, Kisha e Anglisë e kundërshtoi me forcë divorcin. Admirimi publik për Dianën ishte dhe mbetet mjaft i fortë, duke bërë që shumë njerëz të mendojnë se Camilla nuk duhet ta kishte marrë titullin për respekt ndaj Dianës. Elizabeta vetë e zgjidhi këtë cështje në muajin shkurt, në prag të Julibelut të Platintë, 70-vjetorit të mbretërimit të vet, kur përmes një deklarate tha se ishte “dëshira e saj më e sinqertë që, kur të vijë koha, Camilla të njihet si Queen Consort, bashkëshortja mbretëreshë, ndërsa vazhdon shërbimin e saj besnik”.
Ishte hera e parë që Elizabeta e pranonte rolin e Camilla-s në monarki në këtë mënyrë. Mediat britanike sqarojnë se Camilla nuk quhet “Mbretëresha” sepse ajo nuk është kreu i monarkisë britanike. Ajo gjithashtu nuk do të ketë të njëjtat fuqi politike dhe ushtarake që ka Mbreti Charles III.