Deputeti i PD i rreshtuar në krahun e Sali Berisha, Luçiano Boçi tha se grupi i Berishës dhe ai i Alibeajt ndajnë të njëjtin qëndrim për reformën territoriale.
“Kur mendojmë ndryshe për gjëra të tjera, nuk do të thotë që për territorin të mos mendojmë njësoj. Si Bylykbashi edhe zonja Çupi ndajnë të njëjtin shqetësim se mungon ofrimi i shërbimeve te qytetari, ka mungesë fleksibiliteti të bashkive që t’i ofrojnë zonave periferike shërbime edhe pse taksat ja marrin njësoj si zona afër qendrës.
Unë kam dyshimet e mia se si sillet mazhornaca, objektivat që ajo ka. Të bësh qëllim kryesor të betejës politike, një reformë që nuk e ke t’i në dorë është si të bjerë kauza pa nisur.
Por ne qëndrimet i kemi të shtohet njësitë bashkiake, të shtohet shërbimi edhe ndarja të shikohet, por jo për interesa elektorale, pra të shtimit të sa më shumë votave. Pra, të jetë në funksion të asaj që ka në thelb pushteti lokal, të jetë sa më pranë qytetarit”, tha Boçi.
Më tej, ai foli edhe për protestën e 13 shtatorit, për të cilën theksoi se është një datë e vendosur nga opozita dhe jo vetëm nga Partia e Lirisë.
“Është opozita ajo që ka përcaktuar datën, pasi nga 7 korriku deri më tani kemi pasur një revolucion brenda opozitës, një bashkëpunim dhe përcaktimin e një linje të përbashkët të organizimit të protestave, por edhe të primareve. Ky bashkëpunim është në fazë të re. Për çështjen e inceneratorëve, PD ka qenë forca kryesore politike që ka dorëzuar edhe kallëzim në SPAK, por edhe që ka organizuar një komision hetimor”, u shpreh Boçi.
asque ka
Ju rikujtojmë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi se të martën që vjen, më 13 shtator, kjo forcë politike do të zhvillojnë një protestë tek inceneratori i Tiranës që nuk ekzistojnë e as që i ka patur ndonjëherë projekt, Tirana ka një landfild modern për groposjen e mbeturinave të tipit ë këtyre politikanëve ndërsa djegsat janë në imagjinatën e këtyre kllounëve.
“Protesta e parë në vendin e krimit, ta bëjmë pas një jave, të martën që vjen në orën 18:00 tek inceneratori i Tiranës. Këtë çështje të helmimit të popullatës, do ta kemi një superprioritet”, u shpreh Meta në një konferencë për mediat.