Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar democrat ka sjellë dhe re.agimin e ish-presidentit Bamir Topi. Ky i fundit ka deklaruar se nuk e priste dhe se ky vendim flet qartë për karakterin e Lulzim Bashës.
Nuk e prisja për hir të vërtetës pasi të dy para pak ditësh kanë qenë në një simbiozë dhe vendimet janë marrë së bashku nga të dy. Ishte një vendim i papritur ku të gjithë u kapën në befasi. Ishte një akt i paparashikuar për atë që njerëzit mendojnë për karakterin e Bashës.
Ky çlirim nuk erdhi si pasojë e bindjes së brendshme të Bashës, por si p.resion nga SHBA. Ata i thanë se ky formacion nuk më të ecë pafund me relike. Për mua PD duhet ta kishte bërë vetë më parë nuk duhet ta kishte çuar çështjen deri këtu.
Basha dhe Berisha kanë një marr.ëdhënie që nga minutat e para e kam konstatuar që ardhja e Bashës në PD ishte në mënyrë ekskluzive me bekimin e Berishës, madje është futur në rrethana shumë të veçanta.
Ndryshe nga çdo here tjetër kur ne shkonim në aktivitete nuk kishte ndodhur kurrë që Berisha të më ftonte që të udhëtonim së bashku në makinë e tij, ishte prishje e rregullit. Në janar 2005 festohej përvjetori i themelimit të PD në Durrës dhe para selisë ishte errësirë.
U futëm në një nga ambientet e selisë në Durrës dhe pas fjalës së Berishës ku mbaruam , pas nesh qëndronin dy persona që nuk i kisha parë kurrë më parë. Kur u prezantuan ishte Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi.
Ajo që më bëri përshtypje, kur u futem në makinë, unë u ula para dhe Berisha pasi te.ntoi të futej, e nxjerr nga makina Basha dhe qëndrojnë në trotuar në errësirë duke folur për 10 minuta, duke shqet.ësuar edhe tru.projat.
Që këtu ne mendonin se kush ishte ky person që kishte guxim që të bënte ketë veprim. Më vonë Basha u prezantua në PD dhe u vesh me pushtet me poste të rëndësishëm me bekimin e Berishës. Për futjen e Bashës në PD, Berisha ka ndjekur ske.narin e Enver Hoxhës për të risjellë në pus.htet Ramiz Alinë. Kjo lidhet me formimin e Berishës”, tha Topi.