Toka u trondit në orët e pasditës në rajonin e Bazelit. Epiqendra e tërmetit, 4.7 e shkallës Rihter, ishte në Mulhouse (F), njofton gazeta zvicerane, Le Canton27.ch
Tërmeti është ndjerë në një rreze prej më shumë se 180 kilometrash, saktëson Shërbimi Sizmologjik. Ndodhi pak para orës 18:00 dhe pasgoditja e parë ndodhi më pak se 10 minuta më vonë, me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter.