12 shtatori shënoi nisjen e vitit të ri shkollor në vend, por në shkollën “Ramazan Jarani” në Allias në Tiranë duket se me nisjen e tij ka filluar dhe një aktivitet i paligjshëm, ai shitjes së lëndëve narkotike mes të rinjve, të cilët shfrytëzojnë pikërisht këto ambiente.
Në videon e publikuar, tregohet se si shitet hashashi brenda hapësirës së shkollës.
Persona të infiltruar për 500 lekë morën cigaret e hashashit në shkollën “Ramazan Jarani” dhe dorëzuan paratë.
Shitësi: Sa do, o shok?
Qytetari: Po një, sa dua?!
Shitësi: Një, një!
Qytetari: Sa është?
Shitësi: Të pyes më lali, se s’vjen kush me më njeh mu.
Qytetari: Sa është?
Shitësi: Me pesë!
Qytetari: Me 5 mijë lekë. Dale, se të dhashë shtatë! Është një çikë i thatë, apo i njomë?
Shitësi: Shihe vetë, ti e pi barin!
Qytetari: Mirë është! Thank you…!
Shitësi: Të ruajt Zoti!
Qytetari: Ciao!/Klan