Keida Kostreci gazetare e Zërit të Amerikës foli për financimin e fshehtë të Rusisë për partitë politike dhe kandidatë në dhjetëra vende.
Gjatë bisedës, Kostreci u ndal tek raporti për lobimin rus në Partinë Demokratike.
“Raporti i komuniteti të zbulimit nuk është publikuar dhe nuk dimë detaje të tjera që kanë lidhje më Shqipërinë, por dje u fol gjerësisht nga një zyrtar i SHBA që shprehur shqetësimin për 300 mln dollarë të dhënë nga Rusia për të ndikuar në 24 vende. Një burim i qeverisë amerikane konfirmon që për Shqipërinë bëhet fjalë për një pagesë 500 mijë dollarëshe në vitin 2017 në mbështetje të PD. Nuk mund të kundërshtohet fakti se nga burimi i administratë amerikane ishte Shqipëria”, tha ajo.
Pyetje: A është e njëjta me çështjen që prokuroria ka hetuar apo është çështje e re?
Përgjigje: Nuk ka konfirmim nëse është e njëjta çështje, por ka tre shembuj që përkojnë, shira e njëjta forca politike që është PD dhe koha që janë dhënë. Po të kthehemi në 2017 Muzin dhe firma lobiste që kishte punuar në mbështetje të PD kishte depozituar deklaratën që kishe marrë për përpjekje lobist dhe shuma ishte 500 mijë dollarë. U tha se kjo 500 mijë dollarë u dha nga PD dhe u hapën debate , kur zoti Basha u distancua dhe tha se nuk ka lidhje me ne. Sipas një investigimi të revistës amerikane Mathe Jons, edhe pse Muzin kishte deklaruar se 500 dollarë ishte dhënë nga PD, ka shumë paqartësi, dhe ne nuk mund ta bëjmë lidhjen direkte sepse mungojnë detaje, pavarësisht fakteve që përputhen. Përpjekjet lobiste u tha se ishin për të ndihmuar PD.
Pyetje: A jeni në dijeni për hetim për Muzin
Përgjigje: Nuk ka pasur asnjë informacion, që në 2018 kur kanë qenë njoftimet e fundit, pasi u depozitua deklarata e zotit Muzin nuk ka pasur hollësi të tjera.
Pyetje: Basha nuk udhëton dot drejt Amerikës?
Përgjigje: Nuk e kemi asnjë informacion në lidhje me këtë. Zyrtari e bëri të qartë që do të ketë pasoja për aktorë të tillë që mund të kenë përfituar para nga Moska apo entitete të lidhura me to. Burimi për Shqipërinë përmendi edhe Bosnjen e Malin e Zi, një natyrë tjetër ndikimi.
Pyetje: Pasojat, çfarë mund të kemi parasysh?
Përgjigje: Nuk dua të spekuloj sepse nuk kemi shumë informacion të bërë publik, por në njoftimet e mediave dhe deklarata e zyrtarit, SHBA do veprojë siç vepron zakonisht me sanksione dhe masa të tjera gjerësisht të njohura dhe të pranishme për Rusinë dhe luftën në Ukrainë. Zyrtarët amerikanë thonë se është një rast i pashembull, por edhe në vazhdën e përpjekjes së administratës amerikane që para luftës në Ukrainë.