Një vajzë e re me pistoletë hyri në një degë të bankës në Bejrut të mërkurën, për të marrë kursimet e saj të bllokuara dhe arriti të merrte13000 euro nga llogaria e saj e cila ishte e bllokuar.
Vajza e re e identifikuar si Sally Hafiz tha për mediat lokale se donte me patjetër që të merrte paratë për të ndihmuar në pagesën e trajtimit mjekësor të motrës së saj të sëmurë me kancer, ndërsa tha se arma që kishte përdorur ishte pistoletë lodër.
Sipas nbcnews.com, paundi libanez ka rënë gjatë tre viteve të fundit, duke rezultuar në vendosjen e kufizime të bankave që i lejojnë qytetarët të tërheqin vetëm deri në 800 euro në muaj.
Sally Hafez deklaroi se mori rreth 13,000 nga depozitat 20,000 euro të familjes së saj në bankë, ndërsa shpenzimet mjekësore të motrës së saj ajo tha se arrijnë në 50 mijë euro.
Vajza u cilësua nga njerëzit si një heroinë në mediat sociale në Liban, pasi shumë njerëz në vendin e goditur nga kriza po luftojnë për të përballuar jetesën dhe për të rimarrë kursimet e tyre. Ajo inkurajoi të tjerët të ndërmarrin veprime të ngjashme për të rimarrë kursimet e tyre.