Shkodra u trondit në mbrëmje teksa viktimë e një atentati mbeti 19-vjeçari Erjon Xhenje. Teksa ngjarja mbetet ende pa autor, i ati i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen.
Sipas dyshimeve, ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të kushërinjve të tij, duke u përforcuar më shumë edhe nga deklaratat e babait të viktimës.
Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, ai mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.
“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë,” citohet të ketëdeklaruar i ati, sipas mediave.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu” mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00. Erjon Xhenje 19 vjeç, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se atentati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.