Marika Kallamata i përket asaj plejade të brezit të aktorëve që krijuan institucionin e artit skenik shqiptar, por që mbahet mend edhe si “gjyshja e përrallave”.
Kallamata lindi në qytetin e Fierit më 17 nëntor 1930. Në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria doli prej saj me vështirësi shumë të mëdha. Menjëherë u bë thirrje për të krijuar teatrin dhe pjesë e tij të bëheshin të rinj që gjatë luftës ishin aktivizuar me pjesë të vogla teatrore që kryheshin për të argëtuar batalionet që luftonin për çlirimin e vendit.
Sikurse shumë emra si Naim Frashëri, Violeta Manushi etj., ishte edhe Marika Kallamata që më pas edhe studioi dhe u diplomua pas Luftës. Megjithëse u diplomua në vitin 1963 ajo ishte pjesë e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950, ku spikati për talentin e saj të jashtëzakonshëm.
Në teatër Marika Kallamata numëron mbi 60 role të suksesshme dhe 16 role të tjera në kinematografi, ku veçohet roli i Asparisë tek “Karnavalet e Korçës” apo Ortensian tek “E zonja e Bujtinës” dhe role të tjerë të dashur për publikun.
Gjatë jetës së saj artistike ajo u vlerësua me disa çmime, ku vlejnë të përmenden vlerësimet si “Artiste e Merituar” dhe titulli “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.
Megjithëse në vitin 1985 doli në pension, ajo u ngjit sërish në skenë në vitin 2004 me shfaqjen “Streha e të Harruarve”.
Marika Kallamata u nga nga jeta më 23 dhjetor 2019.