Monika Kryemadhi ka deklaruar sa herë q♪7 i jepet rasti për të lehur se numëruesit e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit kanë shitur katër mandate të LSI-së, duke ia dhënë socialistëve. Natyrisht kjo është ëndrra e saj për tu thënë Monarëve që akoma e ndjekin pas, se ne nuk jemi këto që shikoni, por na ka katandisur këtu tradhëtia e Bashës.
Madje në një emison para disa kohësh, ajo deklaroi se Lulzim Basha ka bërë pazar me gjakun e Lëvizjes Socialiste për Integrim…me gjakun e hajdutrisë dhe të krimit që ka infektuar mjaftë të rinj si ushtarë ruandez.
Por e pa pecedent dhe e turpshme është paraqitja e saj publike ku gjuha e rrugës do ishte e moralshme para gjuhës së saj
“A e dini që 4 mandate të LSI i kanë shitur numëruesit e Bashës. Kanë ndërruar fletët e votimit në kuti. Numëruesi, kryekomisioneri i PD në KZAZ e Beratit ishte djali i tezes së Engjëll Agaçit, kushëri i Bashës. Katër mandate ia vodhi PD-ja LSI-së dhe ia dha PS-së.
I vodhi në tavolinë fletët e votimit. Ti shkon për të bërë një gjë të mirë dhe njerëzit ta fusin sa krahu. Ka bërë pazar me gjakun e LSI. Sali Berishës ia futi këlyshi i vet. Këlyshi u bë buçe, e shqeu”. /Ekskluzive.al