Emri tij përfaqëson tashmë një fenomen më kompleks dhe me më shumë hije se sa Rasputini.
Në Shqipëri nuk ka një personazh tjetër më me shumë prapaskena, maska dhe lidhje okulte me shoqëri sekrete, lobe, klane misterioze, afera korruptive dhe qarkullim parash etj., se sa Damian Gjiknuri.
Prapaskena ka siguruar fakte dhe rrëfime eksluzive mbi veprimtarinë e zezë dhe gati të pabesueshme të Damian Gjiknurit.
Po të mos kishte disa fakte, mesazhe të koduara dhe rrethana, vështirë të besohej se lidhjet misterioze të Gjiknurit shtrihen në disa kontinente, ndërsa në Shqipëri është padyshim aktapodi politik më i rrezikshëm, së pari për vetë Edi Ramën.
Le të ndalemi tek disa fakte dhe rrëfime të personazheve tepër seriozë dhe me influencë.
Gjiknuri është një nga njerëzit më të besuar të Familjes Berisha, mik i ngushtë me Argitën dhe Jamarbër Malltezin, saqë karriera e tij në PS dimet si një lojë e Berishës.
Në vitin 1993, Gjiknuri, Jamarbri dhe Argita kanë qenë pjesë e shoqatës mjedisore ‘Perla’, e cila përdorej nga Berisha si presion për t’u marrë para investitorëve, pasi i lejonte për të investuar në Shqipëri. Një praktikë të tillë Berisha e ka zbatuar me Sheratonin tek Parku i Liqenit.
Më vonë Gjiknuri u bë pjesë e Forumit Rinor të PD-së. Berisha e bëri më pas gjyqtar në vitin 1995, si një investim për t’i shërbyer partisë dhe Familjes.
Më pas Berisha e katapultoi Gjiknurin në SHIK-un famëkeq pasi Gazidede ia kishte mbathur, duke u arratisur në Iran. Gjiknuri do të kalonte gradualisht në krahun e PS-së, pjesë e klanit të Ilir Metës dhe pas vitit 2005 u afrua me Ramën, duke mos i ndërprerë lidhjet e ngushta me familjen Berisha.
Histori rozë
Ndoshta që nga ajo kohë Gjiknuri nisi të afrohej me komunitetin gay, nuk dihet me dëshirë të brendshme apo si një mundësi për të bërë karrierë.
Prapaskena ka një dosje për një raport të çuditshëm të Gjiknurit me Ilirjan Celibashin dhe Ditmir Bushatin, treshe për të cilën do të flasim në vijm.
Gjiknuri ka bërë udhëtime me Bushatin në vende ekzotike, ndërsa me Celibashin ka një rapor po aq të afërt. Gjiknuri dhe Celibashi janë ndarë nga gratë e tyre, ndërsa për Bushatin u përfol për një video në një klub gay në Brazil.
Damian Gjiknuri ka lidhje të forta biznesi dhe pastrimi parash me serbët dhe rusët, ndërsa njihet për një raport okult me indianët.
Gjiknuri është anëtar aktiv i një sekti të paqartë dhe të dyshimtë, i drejtuar nga një guru indian i quajtur Paramahamsa Vishewandanda. Ndjekësja më e zjarrtë e gurusë në Shqipëri është pikërisht bashkëshortja e Gjiknurit, Rovena Gjiknuri.
Shumëkush do t’i shikonte me dyshim gjithë këto lidhje gati të pabesueshme, por në dhjetor të vitit 2018, u publikua një video e bashkëshortes së Gjiknurit duke i puthur këmbë gurusë indian, Paramahamsa Vishewanda, në momentin e mbërritjes së tij në Aeroportin e Rinasit.
E gjithë ceremonia me puthje të zjarrta këmbësh ishte organizuar nga Rovena Gjiknuri, e cila më pas tha se “Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë”.
Rovena Gjiknuri ka udhëtuar disa herë drejt Indisë për të takuar gurunë, shoqëruar nga një personazh publik dhe me pushtet, për të cilin do të flasim në vijim.
Damian Gjiknuri është gjithashtu anëtar i Dhomës Shqiponja të masonizmi në Shqipëri, në varësi të degës së Stambollit. Ish ministri merr pjesë në mbledhje dhe ceremoni sekrete.
Lidhja me Bulatovic dhe oligarkun e Putinit
Damian Gjiknuri ka lidhje të forta me serbin Svetislav Bulatovic, me të cilin i ka grabitur KESH-it 2.6 milionë euro, me anë të faturave fiktive të shit-blerjes së energjisë me kompaninë e serbit N4T. Afera është realizuar në maj-qershor 2021.
Paratë Gjiknuri dyshohet se i ka pastruar në Singapor. Është e çuditshme se si SPAK nuk e ka marrë në dorë ende këtë dosje flagrante.
Damian Gjiknuri ka lidhje edhe me oligarkun më të besuar të Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, pjesë e listës së zezë së Perëndimit dhe subjekt i sanksioneve, pasi është akuzuar nga inteligjenca amerikane për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016, për llogari të Putinit.
Damian Gjiknuri, kur ishte ministër i Energjitikës, i ka dhënë Oleg Deripaskës hidrocentralin e Shushicës, përmes kompanisë Trema Engineering 2, të cilën oligarku rus e kontrollon me anë të një kompanisë Stratbag AG në Austri.
Guxholli dhe Ulaj
Damian Gjiknuri është pronar i maskuar bashkë me Zana Guxhollin dhe Bashkim Ulajn i kompanisë mashtruese DH Albania, e cila mori rreth 30 milionë euro tendera, me letra false, tek ARRSH dhe OST, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kur ministër ishte Gjiknuri.
DH Albania pretendonte se ishte dega në Shqipëri e kompanisë amerikane Dunwell Haberman, por kompania në SHBA mohoi lidhjet, duke nxjerrë në pah mashtrimin.
Skandali u mbyll në vitin 2020 vetëm me një dënim qesharakt të nipit të Bashkim Ulajt, Avdjol Dobi, administrator në letra i kompanisë fantazmë, i cili nuk bëri asnjë ditë burg. Hetimet nuk u shtrinë drejt Gjiknurit dhe Bashkim Ulajt, edhe pse Ulaj kishte kryer veprime për llogari të kompanisë.
Lidhjet me Zoton dhe Mërtirin
Damian Gjiknuri ka rol të rëndësishën edhe në historinë e inceneratorëve, ku dyshohet se ka pëfituar shuma të mëdha parash, të cilat i ka mbyllur në Qipro.
Klodian Zoto është njeriu i Gjiknurit në çështjen e inceneratorëve. Madje, në shkurt të këtij viti, ish ministri pranoi në komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët të njohjen që prej vitit 2001 me Klodian Zoton.
Gjiknuri dhe Zoto kanë udhëtuar bashkë drejt Qipros, vend i lakuar për fshehjen e parave të korrupsionit.
Në tetor të vitit 2021, Gjiknuri pranoi se kishte ‘fluturuar’ drejt Qipros me Klodian Zoton, por ai tha vetëm një herë. Gjiknuri dyshohet se ka fshehur një vilë luksoze dhe miliona euro në Qipro.
Gjiknuri u ka i dhënë gjithashtu leje minerare për kompaninë CGC të Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos, dyshes së inceneratorëve. Gjiknuri ka zhdukur edhe një kontratë të vitit 2017, e cila parashikonte për t’i shitur Mirel Mërtirit 3 milionë normal/metër-kub gazi industrial siguruar nga vendburimet Cakran-Mollaj/Ballsh-Hekal. Ortaku i maskuar i Gjiknurit, Mirel Mërtiri, ishte pikërisht ai që nëpërmjet kompanisë së tij “CGC” i ka bërë Albpetrolit një ofertë të pakërkuar për blerjen e gazit.
Aferat me Uruçët
Një nga linjat e korrupsionit dhe pastrimit të parave të Gjiknurit lidhet ngushtë me kompaninë Energy Financing Team Tirana Sh.p.k, me pronar të maskuar Gjiknurin.
Administrator i kompanisë në letra është Mirsad Uruçi, i cili ka të njëjtin rol si Avdjol Dobi. Gjiknuri ka lidhje të forta me Enver Uruçin, babanë e Mirësadit. Kompani e themeluar 5 vite më parë ka si objet shit-blerjen e Energjisë.
Prapaskena ka të dhëna që konfirmojë se Enver Uruçi dhe Gjiknuri po pastrojnë në Singapor paratë që kanë përlarë me manovrat korruptive në raport me KESH me shit-blerjen e energjisë, histori për të cilën do japim detaje në vijim.
Ish ministri ka pastruar një pjesë të parave në pasuritë e deklaruara, duke operuar me skemën e Adriatik Llallës, por ligji veproi vetëm mbi këtë të fundit.
Gjiknuri doli në pah edhe në fushën e krimit zgjedhor, duke e bërë ‘tërmet’ me çunat problematikë, ndërsa hetimet e nisura nuk iu afruan kurrë.
Emri Gjiknurit u lakua shumë shpejt në lidhje me projektin për gjymtimin e Butrintit, për ndërtimin e një resorti me vlerë marramendëse. Këtë herë Gjiknuri do të shfaqej me familjarët e tij, pikërisht me djalin e xhaxhait.
Gjiknuri është përfshirë në mënyrë të tërthorë në një sagë aferash korruptive me lejet për HEC-et, tenderat, ankandet, koncensione etj., ndërsa ishte protagonist në marrëveshjen me CEZ në 2014.