Java politike që po lëmë pas ka qenë e ngjeshur me debate politike, deklarata dhe debate, të fokusuara kryesisht tek protesta e paralajmëruar e opozitës, për t’u zhvilluar më 27 janar. Përtej atyre deklaratave dhe qëndrimeve që paraqiten tek publiku, nuk mungojnë edhe momentet të kapura nga objektivi i kamerave, të cilat na i sjellin ndryshe politikanët.
Objektivit të kamerave nuk i kanë shpëtuar as ministra dhe deputetë të tjerë të Kuvendit, të cilët në më të shumtën e rasteve kanë qenë të fokusuar tek celularët e tyre.
E teksa me të drejtë mendojmë se po kalojmë një situatë “celularo mania”, nuk mund të themi ndryshe edhe sa i takon “selfieve”.
Këtyre të fundit nuk i ka rezistuar dot as deputetja socialiste Elisa Spiropali, e cila teksa vijonte seanca e gjatë plenare, ka “shkëputur vëmendjen” për një moment, duke bërë një selfie me kolegun Balla.
Por mesa duket, deputeti Balla nuk e ka patur dhe aq mendjen tek fotot, pasi duket i përqendruar tek seanca.
Rubrikës së sotme humoristike në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, nuk i ka munguar as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa po komplimentohej për punën e bërë, ka filluar të zhveshë xhupin. Mbase nga “sikleti” apo nga vapa, nuk e dimë.
Video: