Albin Kurti ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e fuqishëm të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës.
Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që ka pasur.
“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar.
Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai në konferencën e përbashkët për media me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Për të ardhur keq që Kosova votoi një njeri megaloman pa asnjë lidhje me realitetin dhe një kundërshtarë të tërbuar të UÇK-së i cili e ka futur Kosovën në një vath izolimi që gënjen çdo ditë me ato që do ndodhin …që nuk ndodhin kurrë. /Ekskluzive.al