Fjalimi i kryeministrti Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, është komentuar edhe kreu i krimit dhe bashkëpuntori i Millosheviçit “non grata” Sali Berisha.
Ai e quajti një qëndrim skandaloz, duke shtuar se ishte një tregues se Edi Rama është anti-shqiptar. Sipas Berishës, ish-presidenti Hashim Thaçi u arrestua përshkak të Ramës duke kërkuar që për Thaçin të flas drejtësia e dyshimtë e gjykatës së miratuar po nfa vetë Thaçi.
“Në Këshillin e Europës mbajti fjalimin, ju ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha që s’jemi prokurori këtu, pastaj i tha pse ke frikë nga hetimi. Nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkak kryesor është qëndrimi i Edi Ramës se të gjithë vraponin për të bllokuar gjykatës dhe sot bëri skandalin, dhe iu ngrit tjetri ke ngatërruar adresë. Kudo që udhëton, udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë”, tha krimineli i shpallur non grata nga SHBA për një seri krimesh Sali Ram Berisha.