Në fjalimin e tij në Këshillin e Europës, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga organizmat ndërkombëtare që Kosovën ta shqiptojnë me emërtimin e vet zyrtar, dhe jo “Kosovo”.
Rama iu përgjigj edhe deklaratave nga zyrtarë rusë, të cilët kanë krahasuar Kosovën dhe Krimenë në Ukrainë.
Presidentin rus Vladimir Putin, Kryeministri Edi Rama e quajti “tiran që luan me vdekjen”.
“E shkuara nuk është një faqe që mund të shuhet e tëra. Cilat të vërteta zgjedhim të vëmë në dukje? Si mendojmë se jemi e si të tjerët na perceptojnë? Kë të ndjekim? Kë të besojmë? Dhe këtu vij tek çështja kryesore që doja të ngrija me ju sot.
Dhe arsyen përse ka rëndësi jo vetëm për ata që janë të prekur drejtpërdrejtë, por për të gjithë ne. Ka kombe që jetojnë gjatë gjithë jetës duke mbrojtur me guxim lirinë e tyre të rrethuar nga dhuna. Hipokriza e një bashkësie ndërkombëtare që qëndron mënjanë ndërkohë që ata torturohen.
Vërej sa i zellshëm është rezidenti aktual i Kremlinit për të hequr paralele midis Krimesë dhe Kosovës. A nuk do të ishte mrekulli nëse ju këtu të nisnit t’u mësonit dhe të tjerave organizma të politikës ndërkombëtare ta shqiptojnë Kosovën me emrin e vetë zyrtar, jo Kosovo, Republika e Kosovës.
Ka një analogji edhe më të fortë, midis carit që ulet në fronin e Kremlinit dhe kasapit që mbante pozicionin e komandantit të përgjithshëm të Serbisë.
Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur e tjetri që luan me vdekjen.
Të gjithëve ju kujtohet se si Ballkani Perëndimor, cepi më i varfër e më shpërthyes luftonte e pëshpëritej midis jetës e vdekjes.
Dekada represioni të ashpër, një operacion i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Millosheviç solli zhvendosjen e mijëra civilëve. Rreth 20 mijë gra u përdhunuan. Ndërkohë që flasim, rreth 1600 persona janë ende të zhdukur, të gjallët kërkojnë ende të dashurit e tyre, të vdekurit nuk e kanë gjetur ende paqen e varrit. U deshën vite shtypjeje që bota të gjente parimet morale dhe të vepronte në përputhje me to, por ndodhi në 1999”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al