Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike reagoi për Progres Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si pasqyrë të problemeve me krimin dhe korrupsionin në vend, si dhe tregues të dështimit të qeverisë shqiptarë.
Por në fakt me një gjuhë krejtësisht të ndryshme nga Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi e prezantoi raportin Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadorja Christiane Hohmann, e cila deklaroi se Shqipëria ka realizuar reformat e kërkuara në kuadër të Integrimit Europian, si dhe ka kryer përparim të kënaqshëm në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformimit të drejtësisë.
Një video e publikuar së fundmi në rrjet, ballafaqon deklaratat e Tabakut dhe Bumçit me ato të ambasadores së BE.